
Mjekja dermatologe Violeta Dajçi tregoi në “Zgjohu me MCN” hapat që vajzat dhe djemtë duhet të ndjekin në vjeshtë për të rikuperuar dëmet e shkaktuara nga dielli në lëkurë.
Dajçi tha se të gjitha lëkurat duhet të përdorin eksfoljues, por duhet pasur kujdes që menjëherë pas këtij procesi të përdoret hidratues.
Në verë edhe bëjmë sikur kujdesemi dhe e dëmtojmë lëkurën. Fytyra preket më shumë nga dielli, dehidratimi dhe marrja e njollave. Njollat janë ankesa më e madhe e vajzave më së shumti. Fillimi i njollave në formën e fluturës në mollëza, sipër buzëve etj.
Për të parandaluar rrudhat gjëja më mirë është hidratimi dhe bërja e disa procedurave si përdorimi i eksfoljuesve edhe pse jo çdo ditë. Të gjithë mund ta eksfoljojmë lëkurën, por varet nga shpeshtia. Nëse lëkura është e dehidratuar eksfoljojeni, por ngopeni me hidratues. Më pas do vijnë procedurat mjekësore si microdermabrazioni.
Njollat në vjeshtë theksohen më shumë. Nëse trajtohen shpejt, trajtimi është i suksesshëm.
Peeling është një procedurë shumë e mirë për njollat kafe.



