Superliga shqiptare/ Patushi: Tirana më e avantazhuar se ekipet tjera. Luftë e fortë gare nga poshtë e sipër (VIDEO)

Superliga shqiptare/ Patushi: Tirana më e avantazhuar se ekipet tjera. Luftë e fortë gare nga poshtë e sipër (VIDEO)

Në "Selman Stërmasi", Tirana fitoi 3-1 kundër Skënderbeut me përmbysje për javën e tretë në Superligë. 

Ndeshja e djeshme sipas ish-futbollistit Saimir Patushi, i ftuar në MCN live, nënkupton një Tiranë më të avantazhuar se ekipet tjera, si në letër ashtu edhe në fushë.

 Të them të vërtetën ashtu siç është ndërtuar, apo merkatoja dhe drejtuesit që kanë bërë unë besoj në emrat që kanë në përbërje, Tirana është shumë më e avantazhuar se ato ekipet tjera, bashkë me Partizanin, për përbërjen e ekipit që kanë.

Unë nuk mund të them se këto tre javë Tirana ka bërë një spektakël, ka qenë një Tiranë normale, se është zhgënjim ajo që ën Durrës bëri, të gjitha ekipet vijnë me objektiva të qarta këtë vit, një luftë e fortë gare, si nga poshtë, si nga sipër, një luftë si nga ata që pretendojnë të mbijetojnë siç është Skënderbeu, një ekip simpatik që jo me pak probleme, Tirana e mundi dje.

Por mos të harrojmë që Tirana vjen me një markato të jashtëzakonshme, me afrime e m e emra të mirë, dhe besoj së këto emra duhet që ne ti shikojmë se çfarë do ti japin në fushën e blertë, se ne letër janë emra që ekipet do të donin ti kishim se s’bën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy