Hoxha shprehet i sigurt: Kandidatët e Berishës do garojnë me logon e PD në zgjedhjet e 14 majit (VIDEO)

Hoxha shprehet i sigurt: Kandidatët e Berishës do garojnë me logon e PD në zgjedhjet e 14 majit (VIDEO)

Sekretari për Diasporën në PD, Indrit Hoxha, u shpreh i bindur në MCN Live se grupimi i drejtuar nga Sali Berisha do të garojë me logon e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Hoxha tha se duhet të bëhet durim edhe pak ditë, në lidhje me çështjen në fjalë. 

Ndër të tjera Hoxha aludoi se mund të ketë një tërheqje të kërkesës për shqyrtimin e çështjes për logon dhe vulën e PD në gjykatë. 

Detyra e PD dhe opozitës është gjithmonë të jetë në krah me të drejtën, me qytetarët, dhe të japim alternativën tonë. Kandidat në Vorë është kryeministri Rama, që në 4 vjet ka ndërruar 5 kryetarë bashkie. PD ka vetëm një që është PDSH. Unë kam besimin e plotë se si në Vorë ashtu edhe në bashkitë e tjera e djathta do përfaqësohet me një kandidat. Konsensusin e kam kërkuar te demokratët që banojnë në Vorë. Kandidati që ishte në 6 mars, është i unifikuar, në Vorë do shkojmë drejt një fitoreje të sigurt. Sot është një bashki e falimentuar, ku ka abuzime më dëmshpërblimet e tërmetit. Janë abuzuar miliarda lekë, stafi im po përgatit dosjet dhe do t’i dërgojmë në SPAK.

Kandidatët do regjistrohen me siglën e PD, as me siglën e PL as ndonjë sigël tjetër. Nuk është dëshirë, ki pak durim. PD që drejtohet nga Sali Berisha do shkojë në zgjedhjet vendore të 14 majit, do shkoj me logon zyrtare të regjistruar në Kuvendin e 11 dhjetorit. Duroni edhe pak ditë dhe do kuptoni që kjo do jetë realitet. Edi Rama dhe mekanizmat e tij s’mund të mbajnë peng logon e PD. Nëse dikujt i ka marrë koka erë dhe kërkon asgjësimin e opozitës, do presë përgjigjen e popullit në shesh. Me asnjë logo tjetër s’do ketë regjistrim të kandidatëve tanë. Mund të ketë edhe ndonjë tërheqje të kërkesës për shqyrtim.

Hoxha tha se kandidatët e Enkelejd Alibeajt nuk do të garojnë me logon e PD, ndërsa u shpreh se "nuk e di nëse do të krijojnë parti të re, apo do të garojnë si të pavarur". 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy