
Një krim i rëndë është shënuar në një familje në Maqedoninë e Veriut, ku djali ka vrarë me thikë nënën dhe gjyshen e tij.
Sipas mediave vendase bëhet fjalë për një 40-vjeçar nga Shkupi, prej të cilit bëhen të ditura vetëm inicialet J.M., i cili ka goditur disa herë me thikë nënën 60 vjeçe dhe gjyshen 80-vjeçare.
Pas krimit, policia ka arrestuar të dyshuarin, ndërkohë që rrethanat e ngjarjes janë ende nën hetim.
Rrethanat e ngjarjes nuk dihen ende, ndërkohë që hetimet janë në vijim.



