Ministrja daneze Stojberg provokon myslimanët: Pushim në Ramazan për sigurinë e pjesës tjetër të shoqërisë

Ministrja daneze Stojberg provokon myslimanët: Pushim në Ramazan për sigurinë e pjesës tjetër të shoqërisë

Pasi sugjeroi që myslimanët të merrnin pushime nga puna, gjatë Ramazanit, për shkak të rreziqeve të mundshme të sigurisë për pjesën tjetër të shoqërisë, ministrja daneze e emigracionit, Inger Stojberg, është përballur me një sulm masiv pas  deklaratave të saj.

Stojberg, që ka një reputacion për politika të ashpra të emigracionit, tha se agjërimi përgjatë ditëve të punës, ngre sfida për shoqërinë moderne.

Ajo citoi rreziqet e mundshme për shoferët e autobusëve apo personelin e spitaleve.

Arriva, që menaxhon një numër linjash në Danimarkë, tha se nuk kishte pasur asnjëherë asnjë incident të shkaktuar nga shoferët në agjërim. “Ndaj, de facto nuk është një problem për ne”, tha një zëdhënësja Pia Hammershoy Splittorff për gazetën Berlingske Tidende (BT).

Bashkimi mysliman i Danimarkës ka postuar një mesazh në mediat sociale duke falënderuar Stojberg për shqetësimin e saj, por theksoi se myslimanët ishin të rritur dhe plotësisht të aftë të kujdesen për veten dhe shoqërinë, "edhe kur të agjërojmë".

Një koleg i partisë së ministrit Jacob Jensen, sugjeroi që politikanët duhet të përqëndrohen në zgjidhjen e "problemeve reale" në vend që të ndërhyjnë, raporton BBC.

Ndërsa zëdhënësja e qeverisë daneze ka thënë se deklarata e ministres nuk është qëndrim i koalicionit qeverisës.

Stojberg të premten pati shkaktuar reagime të ashpra pas deklaratës se myslimanët duhet të marrin pushim gjatë Ramazanit, në mënyrë që të “shmangin pasojat negative të pjesës tjetër të shoqërisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy