Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Qëndresa vijon, qytetarët të na bashkohen

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit: Qëndresa vijon, qytetarët të na bashkohen

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit fton qytetarët t’i bashkohen qëndresës së saj, pavarësisht se shembja e teatrit ka nisur.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Aleanca kërkon lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.  

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare

Të gjithë për Teatrin, Teatri për të gjithë!

Sot, në orët e para të mëngjesit kulmoi krimi institucional në mes të Tiranës, pas një kalvari shkeljesh ligjore dhe kushtetuese. Qindra forca policore u futën dhunshëm në hapësirat e Teatrit Kombëtar për të larguar qytetarët që kanë qëndruar 27 muaj në mbrojtje të këtij kompleksi ndërtimor pjesë e trashëgimisë kulturore shqiptare dhe evropiane. Me armë zjarri automatike, me sprej piperi dhe me gaz lotsjellës policia ka ndërhyrë duke dhunuar e arrestuar shumë prej protestuesëve.

Kërkojmë njëzëri lirimin e të gjithë qytetarëve të arrestuar. Njëkohësisht i kujtojmë publikut të gjerë se kompleksi i Teatrit Kombëtar është dokumentuar në çdo centimetër në dosjen e dorëzuar pranë organizatës “Europa Nostra” që e ka shpallur muajin e kaluar Teatrin Kombëtar si vlerë e përbashkët evropiane.

Në këto raste qytetarët ngrihen në këmbë e bashkohen aty ku vazhdon qëndresa, aty ku do ndërtojmë demokracinë dhe shtetin e së drejtës: te Teatri.

Protesta e qytetarëve kundër dhunës dhe arrogancës vazhdon.

17 maj 2020

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit

NISMA Thurrje

Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri

ResPublika

Rrjeti ASAN

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy