Skandali “Epstein” trondit qeverinë britanike, dy dorëheqje në 24 orë

Skandali “Epstein” trondit qeverinë britanike, dy dorëheqje në 24 orë

Brenda 24 orësh ka pasur dy dorëheqje në kabinetin e Keir Starmerit në Britani. Tim Allan, drejtori i komunikimit, dha dorëheqjen pas 5 muajsh në detyrë. 

 

“Kam vendosur të jap dorëheqjen për të lejuar krijimin e një ekipi të ri. I uroj kryeministrit dhe ekipit të tij çdo sukses.”

 

Më herët, u dorëhoq shefi i kabinetit të kryeministrit, Morgan McSweeney. Mediat britanike shkruajnë se largimi i McSweeney dobëson pozitat e kryeministrit në zgjedhjet e pjesshme në disa qytete në javët në vijim. 

 

Starmer është kritikuar për emërimin e Peter Mandelson-it ambasador në SHBA, pavarësisht lidhjeve të tij të njohura me Epstein-in, pedofil i dënuar në SHBA, që u vetëvra në një burg në Amerikë.

 

Kryeministri britanik, pavarësisht krizës së brendshme, kërkon që të mos mbahet vëmendja te dorëheqjet.

 

“Duhet të tregojmë se politika mund të jetë forcë për mirë. Unë besoj se mund të jetë. Unë besoj se është. Ne duhet të shohim përpara, të ecim përpara me besim ndërsa vazhdojmë të ndryshojmë vendin.”

 

Edhe Princi dhe Princesha e Uellsit janë “thellësisht të shqetësuar” pas publikimit të dokumenteve të reja që lidhen me Jeffrey Epstein, nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së. 

 

Andrew Mountbatten-Windsor, vëllai i Mbretit Charles dhe xhaxhai i Princit William, është në mesin e disa figurave të shquara në jetën publike britanike që ka pasur lidhje me pedofilin e vetëvrarë Jeffry Epstein.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy