
Ankaraja dhe Athina tentojnë të përmirësojnë marrëdhëniet. Presidenti Erdogan dhe kryeministri grek Tsipras kanë zhvilluar një orë takim kokë më kokë, gjatë të cilit sipas mediave greke është diskutuar për cështjet e mbetura pezull mes dy vendeve. Erdogan mësohet se ka ftuar Tsipras të vizitojë Stambollin.



