Bala: Xhamia e Namazgjasë nuk është ndërtuar në truall Hallall për të. Objekt politik për Turqinë (VIDEO)

Bala: Xhamia e Namazgjasë nuk është ndërtuar në truall Hallall për të. Objekt politik për Turqinë (VIDEO)

Përfaqësuesi i familjes Kruja, Alban Bala, të cilët pretendojnë se Xhamia e Namazgjasë është ndërtuar në truall të marrë në shkelje të marrëveshjes mes tyre dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar, tregon historinë e pronës.

Ai tha për “MCN Informacion” se në vitin 1938 gjyshi i tij e bleu këtë truall nga familja Toptani dhe se trualli shtrihej deri në breg të Lanës, por më pas u ndërtua rruga.

Bala shpjegon se në vitin 1994 toka u rikthye në pronësi të plotë të familjes Kruja dhe më pas mbas vendimit për tu ndërtuar xhami në 1994 zona nuk u zhvillua.

Prej asaj kohe historia deri në 2014 ka vazhduar, por mes Komunitetit Mysliman dhe familjes Kruja u arrit një marrëveshje për lëshimin e një pjese që familja Kruja i jepte KMSH.

KMSH i dhuroi qeverisë një muze, por qeveria zhvlerësoi vlerën e metrit katror të tokës në 400 euro, gjë që ishte vjedhje.

Ne e refuzuam këtë, por asnjëherë nuk kërkuam bllokimin e ndërtimit të xhamisë.

E mbështetëm ndërtimin e xhamisë, por kërkuam që të shpronësohemi me vlerën e tregut.

Përurimi i vatrës kulturore turke të qeverisë Erdogan, nuk përfshin as qeverinë shqiptare dhe as popullin shqiptar.

Ne nuk kemi dhënë miratimin për ndërtimin e xhamisë. Xhamia nuk është ndërtuar në një truall që është Hallall për të.

Në marrëveshjen e vitit 2013 mbi të cilin bazohet leja e ndërtimit, parashikohet që Komuniteti Mysliman Shqiptar dhe familja Kruja të ndërtonim krah njëra tjetrës dhe familja Kruja i falte 700 metra katrorë xhamisë, në mënyrë që të dilte sa më mirë.

Dhe iu lutëm studios arkitekturore që ta projektonin ata dhe godinën tonë. Godina që u miratua kishte më pak se 10 mijë metra katrorë.

Ajo që ndodhi ishte prishja e lejes, xhamisë iu hoq leja ashtu si dhe ne. Ofertën për ndërtimin e Muzeumit e bëri KMSH dhe më pas u mor aprovimi nga qeveria që të ndërtohej xhamia.

Ne kemi 10 vite në gjyq dhe kërkojmë në gjyq shpërblimin e tokës me çmimin e tregut si dhe kërkojmë një falje morale.

Ajo që është e dhimbshme është se KMSH e dinte se ishte një pronë e një besimtari mysliman që e kishte trashëguar.

Por KMSH dhunoi çdo parim, pranoi të vidhte në bashkëpunim me shtetin duke u fshehur pas gishtit. Jo nuk e kam vjedhur unë, por e ka vjedhur shteti.

Nuk e bën xhami një vend se hyn brenda një mysliman, një gjë e ndotur nuk mund të jetë e pranueshme.

Gjykata e Lartë e ka kthyer çështjen për rigjykim në Apel. Nga Gjykata Kushtetuese nëse nuk marrim një përgjigje pozitive, do i drejtohemi Strasburgut.

Presidenti Erdogan është vënë në dijeni që toka nuk është Hallall, por nuk kanë kthyer përgjigje. Se për ta nuk është xhami, por objekt politik për Turqinë.

Interesi i tij është politik, ai ka ndërtuar xhaminë më të madhe në Ballkan. Për të është gur themeli kufitar, nuk ka lidhje me xhaminë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy