Largimet nga Shtëpia e Bardhë, tani është radha e këshilltarit për sigurinë

Largimet nga Shtëpia e Bardhë, tani është radha e këshilltarit për sigurinë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vendosur të zëvendësojë këshilltarin e tij për sigurinë, H.R.McMaster, një lëvizje që nuk pritet të bëhet menjëherë, raporton “Washington Post”.

Duke cituar pesë burime që kanë dijeni për planin, gazeta shkruan se Trump po mendon të bëjë disa zëvendësime, përfshirë edhe ish-ambasadorin amerikan në OKB, John Bolton dhe Keith Kellogg, sheefi i stafit në Këshillin Kombëtar të Sigurisë.

Shtëpia e Bardhë nuk i ka kthyer përgjigje agjencisë Reuters në lidhje me këtë çështje.

Tri ditë më parë, Trump pushoi nga puna sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson. Trump ka lënë të kuptohet se lëvizjet në administratën e tij nuk kanë mbaruar me kaq.

Largimi i këshilltarit të sigurisë nuk do të bëhet menjëherë. Trump po merr kohë për ta bërë këtë ndryshim, në mënyrë që të mos dëmtojë imazhin e McMaster dhe të gjejë një zëvendësues të denjë për të.  / Reuters /  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy