Gjashtë vjet më parë, ikona e fitnesit, Paige Hathaway, nuk kishte shkelur kurrë në një palestër. Por sot, ajo ka një trup që u ngjan statujave greke dhe mbi 4 milionë ndjeks në “Instagram”.
Bukuroshja e lindur në Oklahoma thotë se e ka nisur me peshat. “Kur fillova të stërvitesha me pasha, kishtë një lloj paragjykimi se nëse ti ke muskuj, ngjan si burrë.
Të jesh vajzë e bukur, të bësh grim dhe të kesh edhe muskuj ishte diçka e re për njerëzit që nuk ishin mësuar t’i shihnin këto gjëra bashkë te e njëjta femër”, tregon ajo.
Ajo thotë se fillimisht nuk ndihej mirë në palestër, por me kalimin e kohës ia mori dorën dhe u bë eksperte e fitnesit. Stërvitja me pasha e ndihmoi të tonifikonte trupin dhe të krijonte muskujt, të cilët e bënë të njohur në mbarë botën.
Ajo thotë se është e kujdesshme me ushqimin. Dieta e saj bazohet kryesisht në prodhimet e detit.



