
Gazetari i sportit, Ndrec Gjonaj tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Informacion se në 2024, futbolli, basketbolli, volejbolli në Kosovë kanë përfituar 22 milionë euro nga ligji për sponsorizimin e sportit.
Kosova ka gati thuajse 4.5 vite që gëzon ligjin për sponsorizim në sport që natyrisht infuzioni më i madh që i është bërë nga politika sportit në Kosovë, asnjë shtet në Ballkan nuk e ka dhe Kosova ka shumë mundësi ideale që të rigjenerojë miliona euro, sidomos futbolli që është sporti më i popullarizuar si në Shqipëri. Nëse flasim për vitin e fundit, 2024 sporti në përgjithësi ka rigjeneruar 22 milionë euro, këtu përfshihet futbolli, basketbolli, hendbolli, volejbolli. Të gjitha sportet në Kosovë kanë fituar nga tatim fitimi, pra firmat në fund të vitit kur bëjnë bilancet e tyre, llogaritë e tyre bankare, që duhet të paguajnë 30% tatim fitim në shtet, ata nuk i paguajnë në shtet, por të njëjtat i paguajnë tek sporti.



