
Emigracioni po sjell shpopullimin total të fshatrave në vendin tonë. MCN ishte në fshatin Matjan të Lushnjës, ku numri i banorëve është thuajse i përgjysmuar. Aty ka vetëm 35 shtëpi, ndërsa banoret janë kryesisht gratë. Kjo pasi, burrat dhe djemtë janë larguar jashtë vendit për të siguruar një ekonomi më të mirë.



