
“Pikë Uji” është filmi i ri i regjisorit Robert Budina i cili do të shfaqet në kinema për herë të parë më 12 shtator.
Në studion e MCN Informacion, Budina tha se pjesë e kastit të “Pikë uji” janë aktorët më të mirë nga Shqipëria dhe Kosova.
Është historia e një nëne që ecën fort në karrierë dhe në një moment të caktuar i ndodh diçka me djalin e saj adoleshent dhe ajo do duhet të shohë si e ndërton jetën pasi ai kryen një vepër dhe arrestohet. Ajo duhet të bëjë një pasqyrë të gjithë jetës, se si e ndërtoi jetën e saj.
‘Pikë uji”, për mua është simbolike dhe e komplikuar. Është gota e Pitagorës që nëse e mbush me ujë pa kaluar një nivel të caktuar ajo nuk derdhet, nëse shton një pikë ujë ajo derdhet. Pra, pika që derdhi gotën, thënë ndryshe “tahmaja e madhe të lë pa gjë”. Kur do të rritesh sa më shumë në karrierë do harrosh gjërat e tjera dhe do i humbësh një ditë të gjitha.
Zgjodhëm Gresa Pallaskën, një aktore kosovare shumë e talentuar, kemi marrë Arben Bajraktarjan, i cili është një aktor i njohur botërisht.
Kemi marrë një aktor shqiptar që jeton në Itali, Gerhart Kolonecin, i cili ka filluar të luajë role të rëndësishme në kinemanë Tiranën. Klodiana Keco, një aktore shqiptare që ka emigruar dhe dy të rinj që janë surprizë e këndshme e këtij filmi. Për audicionet e këtyre fëmijëve kemi 600-700.



