Zelanda e Re do të shpenzojë 12.1 miliardë dollarë neozelandezë për të mbështetur bizneset, të moshuarit dhe familjet me të ardhura të ulëta, njerëzit që nuk mund të punojnë për shkak të vetizolimit dhe për të rritur testimin për Covid-19 dhe kapacitetin e kujdesit intensiv.
Paketa e re ekonomike e qeverisë së Zelandës së Re është afërsisht e barabartë me 4% të PBB-së së vendit. Ajo është më e madhja që një qeveri ka akorduar deri tani për situatën e krijuar nga pandemia, duke lënë pas edhe qeverinë amerikane ose atë britanike.
Paketa me vlerë 7.31 miliardë dollarë amerikanë nuk është e vetmja. Ministri i Financave, Grant Robertson, tha se do të ketë tjetër mbështetje financiare nga qeveria nëse është nevoja.
Përtej fondit të shtuar për sistemit shëndetësor, 255 milionë dollarë do të shkojnë për pagat e punonjësve të bizneseve që do të qëndrojnë mbyllur, 2.8 miliardë për të moshuarit dhe familjet me të ardhura të ulëta.



