
Ish-ambasadori i BE-së në Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara, portugezi Joao Vale de Almeida, do të jetë kreu i parë i delegacionit të BE-së në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit-it. Njoftimin e bëri kreu i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell në një deklaratë, duke specifikuar se emri tashmë i është njoftuar edhe qeverisë britanike. Vale de Almeida do të marrë në zotërim zyrën e tij në Londër më datë 1 shkurt, pasi të ketë përfunduar plotësisht ndarja midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së. Mbretëria E Bashkuar do të bëhet vend i tretë për BE-në që do të përfaqësohet nga një delegacion.



