Serbia bllokon mallrat tranzit të Kosovës, Spahiu: Të njëjtën masë duhet të marrë dhe Prishtina

Serbia bllokon mallrat tranzit të Kosovës, Spahiu: Të njëjtën masë duhet të marrë dhe Prishtina

Serbia bllokon mallrat tranzit të Kosovës. Ndërkohë Kosova zyrtare ka reaguar edhe për  vazhdimësinë e blerjes  së armëve ruse nga Serbia.

Lidhur me këtë në një lidhje skype analisti Nexhmedin Spahiu për MCN TV u shpreh se dhe nga Kosova pritet të njëjta masa reciproke. Ai tha se ky veprim tani ka të bëjë me punën që amerikanët dështuan me punën në Afganistan Siri, ku ishte një fitore e Rusisë dhe kjo trimëron Serbinë.

Besoj se do ketë masa reciproke dhe nga Kosova, kjo është në dorë të Kurtit, por besoj se do e bëj sepse kjo dëmton rëndë ekonominë e Kosovës. Ka një arsye të fortë pse po fuqizohet Serbia, ky veprim tani ka të bëjë me punën që amerikanët dështuan me punën në Afganistan Siri, ku ishte një fitore e Rusisë dhe kjo trimëron Serbinë në hapat e mëtejshme dhe më e rëndësishmja është pakti me Tiranën dhe Shkupin zyrtar. Këto veprime për Ballkanin e hapur i kanë dhënë krah të fuqishëm Serbisë që të bëjë veprime të tilla.

Sa i përket nismës “Open Balkan”, kancelari i ri gjerman Scholz, por edhe presidenti kroat në vizitën e tij në Kosovë kanë theksuar se përkahin vetëm përpjekjet për fuqizimin e bashkëpunimit rajonal të miratuar në Samitin e Procesit të Berlinit në Sofje në nëntor të vitit 2020”, Spahiu tha se kjo nismë mund të përdoret si një korridor në BE nëse Serbia zgjidh problemet me tre shtete e tjera që janë jashtë Ballkanit ëtë Hapur.

Këtu qëndron gjithë presioni i perëndimit mbi Serbinë që të njohë Kosovën. Sa i përket Open Ballkan dallon politika amerikane dhe ajo gjermane me qëndrime. Rama dhe Vuçiç thonë ejani ne po fillojmë i vë në pozitë inferiore Malin e Zi, Kosovën, Berlini thotë të fillojë me të gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor. Por për të nisur kështu Serbia duhet të zgjidhë problemet që ka me këto shtete. Pastaj ky mbetet një korridor drejt BE. Por nuk shkon njëherë tre vende pastaj tre të tjerët. Politika e Vuçiç, Zaev dhe Ramës është në kundërshtim me politikën që ndjek SHBA, dhe BE. Por Open Ballkan është një sfidë që Serbia po e sfidon perëndimin dhe BE dhe kjo s’përben habi. Në këtë rast habi bën qëndrimi i Shkupit dhe Tiranës zyrtare që po i bashkohen valles së Serbisë. Ky nuk është interes strategjik as i Maqedonisë dhe Shqipërisë. Edhe pse kanë disa interesa për përfitime ekonomike por që shkojnë në kurriz të Kosovës, Malit të Zi.

Ndërsa u ndal në fund edhe dhe dalja e listave të pagave të shqipatrëve ai e ka cilësuar një skandal të madh.

Është një skandal tepër i madh që i ka ndodhur shtetit shqiptar dhe uroj që të tilla skandale të mos i ndodhin në të ardhmen. Ky është cenim i privatësisë së qytetarëve duke pasur parasysh edhe nivelin e gjyqësisë në Shqipëri. Kjo përbën alarmin më të madh, sepse institucionet e shtetit janë përballë institucionet e krimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy