
Numri i infeksioneve nga Covid-19 i regjistruar zyrtarisht në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë ka tejkaluar shifrën e 80 milion të infektuarve.
Sipas të dhënave nga Universiteti Amerikan Johns Hopkins numri total i viktimave që prej fillimit të pandemisë tejkalon shifrën e 1.75 milionëve.
Vendi më i prekur nga koronavirusi i ri në terma absolutë mbetet Shtetet e Bashkuara, me pothuajse 19 milion raste dhe mbi 331,000 viktima. Pasuar nga India (10.1 milion, 147 mijë) dhe Brazili (7.4 milion, 190 mijë)



