Ngrohja globale, në Europë temperaturat janë rritur dyfish

Ngrohja globale, në Europë temperaturat janë rritur dyfish

Temperaturat në Evropë janë rritur më shumë se dyfishi i mesatares botërore në 30 vitet e fundit, rritja më e lartë e çdo kontinenti tjetër në botë, paralajmëron një raport i ri i Organizatës Botërore Meteorologjike (OBT), i publikuar sot në Gjenevë.

Duhet pasur parasysh se valët e të nxehtit, zjarret, përmbytjet dhe ndikimet e tjera të ndryshimeve klimatike do të prekin shoqërinë, ekonomitë, ekosistemet, thotë raporti i publikuar përpara negociatave të OKB-së për ndryshimin e klimës, COP27, të planifikuara për javën e ardhshme në Sharm-El Sheikh, Egjipt.

Dhe e ardhmja e afërt nuk do të jetë më e mirë.

Pavarësisht nga nivelet e ardhshme të ngrohjes globale, "temperaturat do të rriten në të gjitha zonat evropiane me një ritëm që është më i shpejtë se ndryshimet në temperaturën mesatare botërore". "Evropa paraqet një imazh të drejtpërdrejtë të një bote që ngrohet dhe na kujton se edhe shoqëritë e përgatitura mirë nuk janë të sigurta nga ndikimet e ngjarjeve ekstreme të motit”, komentoi Sekretari i Përgjithshëm, Petteri Taalas.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy