
Moti për ditën e sotme do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ndikuar nga masat ajrore të thata dhe të ftohta me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira fare të pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Vlen të theksohet prezenca e ngricave të forta në akset rrugore, kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe mjegull e mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore -6 deri 4°C
në zonat e ulëta -2 deri 15°C



