I dënuar për trafik droge drejt Italisë, kapet i shpalluri në kërkim/ Emri

I dënuar për trafik droge drejt Italisë, kapet i shpalluri në kërkim/ Emri

Një person i shpallur në kërkim, i dënuar për drogë, ka rënë në prangat e policisë së Fierit.

I arrestuari është Gentian Guda, 53 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap gjatë së mërkurës, pas informacioneve të marra në rrugë policore për vendndodhjen e tij.

53-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me 10 vjet burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

Por me vendimin e 29 shtatorit 2021, dhënë nga Gjykata së Apelit Vlorë, i kanë mbetur për të kryer edhe 2.4 vjet burgim.

Në vitin 2015, Gentian Guda është kapur në portin e Vlorës, duke tentuar të trafikojë një sasi lëndë narkotike marijuanë në shtetin italian.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy