Ja sa fruta duhet të hani për të qenë të lumtur gjatë ditës

Ja sa fruta duhet të hani për të qenë të lumtur gjatë ditës

Është i ditur fakti që frutat dhe perimet i bëjnë mirë shëndetit, jo vetëm atij fizik por edhe atij mendor. Por një studim i kohëve të fundit i University of Warwick në Australi ka zbuluar se ngrënia e sa më shumë frutave dhe perimeve rrit nivelin e lumturisë, duke reduktuar mundësinë për t'u prekur nga kanceri ose për të pasur goditje në zemër.

Studimi i publikuar në revistën shkencore “American Journal of Public Health”, përfaqëson të parin e kësaj natyre që analizon në nivel shkencor, mirëqenien psikologjike të lidhur me konsumin e frutave dhe perimeve.

Për të arritur në këtë përfundim, siç shkruan "Noa.al", studiuesit u kërkuan 12 385 personave që të shënonin në një ditar çdo ditë, sasinë e frutave dhe perimeve që konsumonin gjatë ditës, si dhe ndryshimet në nivel emocional.

Personat e përfshirë në studim u monitoruan gjatë viteve 2007, 2009 dhe 2013 në Australi. Të dhënat e mbledhura, sipas shkencëtarëve tregojnë se në harkun kohor të 24 muajve, niveli i lumturisë së pjesëmarrësve ishte rritur në proporcion me sasinë e frutave dhe perimeve që konsumonin, nga një deri në tetë porcione në ditë.

“Ngrënia e frutave dhe perimeve me sa duket stimulon lumturinë tonë më shpejt sesa përmirëson shëndetin. Kështu që shpeshtimi i tyre ka veçse dobi”, shprehet drejtuesi i studimit Andrew Oswald.

Me pak fjalë një dietë e pasur me fruta dhe perime jo vetëm përmirëson linjën trupore, redukton rrezikun për t’u prekur nga kanceri, por mbi të gjitha na bën më të lumtur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy