
Këngëtarja Arjeta Palushaj në Zgjohu me MCN ka rrëfyer për eksperiencën e saj të shkurtër në BBVK.
Ajo shprehet se kishte nevojë për një aventurë të re dhe se kërkesa e saj nga vetja ishte që të kënaqesh, por që edhe pse në një kohë të shkurtër e vetmja gjë që mori nga ajo eksperiencë ishte energjia negative.
Kisha nevojë për një aventurë të re dhe ishte gjithçka për të cilën kisha nevojë. Këto ditë jam akoma duke bërë analiza me veten, por në çdolloj ambienti dhe në momentin që fillojmë te relacionohemi sepse e para është energjia dhe si individ nuk më mungon energjia e mirë, por aty mu duk sikur mora energjinë më të keqe.
Që në fillim dhe mu duk vetja si një konkurs. Dy netë rresht kam parë ëndrra të tmerrshme dhe ndërkohë kur zgjohesha ishte nga ulërimat e një femre që kërkonte protagonizëm. Kërkesa ime ishte që unë të kënaqesha, por e pash që në fillim se vetëm kjo nuk mund të ndodhte.
Unë si natyrë nuk futem diku vetëm për të zhurmuar kot, kam pasur biseda shumë të shkurtra, aty kishte njerëz që ti kuptoheshe dhe vetëm me shikime dhe gjeste, por ishte kjo pjesa sikur u ndamë Kosova veç dhe Shqipëria veç. Ne kemi nevojë për shembuj të mirë dhe shpresoj të kemi shembujt më pozitivë këtë vit.



