
Një ditë pasi parlamenti mbylli punimet për këtë sesion duke shtyrë dhe ligjin për magjistraturën, kryeministri rama dhe kryeopozitari Basha kanë debatuar në distancë. Në përgjigje të kritikave për reformën në drejtësi, Rama i ktheu thotë “Më mirë djepi bosh se brenda shejtan” ndërsa Basha e quajti kreun e qeverisë kryeshejtanin që ka kapur drejtësinë.



