
Gjigandi botëror i hidrokarbureve, SHELL, do të nisë kërkimet në Bllokun 4, në Jug të Shqipërisë. Marrëveshja është finalizuar mes Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe kompanisë SHELL.
Kreu i AKBN-së, Adrian Bylyku, e cilëson këtë një hap të suksesshëm për zhvillimet në sektorin e hidrokarbureve të vendit. Sipas Bylykut, paralelisht SHELL do të vijojnë kërkimet për naftë dhe gaz në zonat Shpiragu 2 dhe Shpiragu 3, që ndodhen në afërsi të Beratit.
"Viti i ardhshëm mund të konsiderohet i suksesshëm, veçanërisht për sektorin e hidrokarbureve, pasi kemi arritur një marrëveshje me SHELL-in për nisjen e shpimit të puseve në Bllokun 4", tha Bylyku.
Blloku 4 përfshin zonën midis Sarandës dhe Gjirokastrës.



