Nga 1 gushti, Hungaria aplikon dozën e tretë të vaksinës anti-Covid

Nga 1 gushti, Hungaria aplikon dozën e tretë të vaksinës anti-Covid

Hungaria do të fillojë t'u ofrojë qytetarëve një dozë të tretë të vaksinës kundër Covid-19 nga fillimi i gushtit. Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i vendit Viktor Orban, mes kërkesave në rritje për një dozë përforcuese kundër Covid-19, nxitur nga përgatitjet e Evropës për një valë të re të virusit.

Orban gjatë një interviste këshilloi njerëzit të presin rreth katër muaj pas dozës së tyre të dytë për të marrë më pas një dozë të tretë përforcuese.

Ato do të bëhen të disponueshme për të gjithë njerëzit pavarësisht moshës, shëndetit apo vaksinës që kanë bërë fillimisht, shkruan Euronews.

Udhëheqësi hungarez gjithashtu pranoi se mendimet ishin të ndara në lidhje me vendimin, por shton se “nuk ka ndonjë fakt që sugjeron që një vaksinë e tretë mund të jetë e dëmshme dhe nuk duhet të shqetësohemi për këtë”.

“Nuk shoh arsye për të bllokuar këtë mundësi. Do të bëjmë të mundur marrjen e dozës së tretë dhe rekomandojmë të presim të paktën katër muaj pas marrjes së dozës së dytë”, deklaron ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy