Lirohet nga burgu Safet Gjici

Lirohet nga burgu Safet Gjici

Ish-kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici është liruar nga burgu për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.

Gjykata e Apelit te Juridiksionit të Përgjithshëm vendosi ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie”.

Safet Gjicit i kishin mbetur edhe rreth 8 muaj vuajtje dënimi, që tanimë do ta vuajë në banesë.

Më herët Gjicit i ishte rrëzuar kërkesa nga Gjykata e Elbasanit. Deri më sot ish-kryebashkiaku i Kukësit ka qëndruar i izoluar në burgun e Lushnjës. 

Më shkurt të vitit 2024, GJKKO e shpalli fajtor Gjicin për veprën penale “shpërdorimi i detyrës” lidhur me aferën seksuale në zyrën e tij dhe vendosi dënimin e tij me 3 vjet burgim, që në aplikim të gjykimit të shkurtuar u reduktua në 2 vjet heqje lirie.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy