Rama dhe Veliaj takim kokë më kokë në selinë rozë

Rama dhe Veliaj takim kokë më kokë në selinë rozë

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashiaku Erion Veliaj po zhvillojnë një takim kokë më kokë në selinë rozë, bën me dije gazetarja e MCN TV Greta Bullari.

Mësohet se nuk ka eksponentë të tjerë në selinë e PS-së, qoftë anëtarë kryesie apo drejtues të qarqeve.

Këta të fundit ndodhen në zonat respektive për të ndjekur mbarëvajtjen e procesit. Në selinë rozë hyrje-daljet kanë qenë të pakta.

Vetëm Edi Rama dhe Erion Veliaj ndodhen aktualisht në selinë rozë.

Kujtojmë që numri i votuesve vijon të mbetet i ulët, ku sipas përditësimit të fundit të KQZ deri në orën 15:00 e kanë ushtruar të drejtën për të zgjedhur 29.51% e qytetarëve me të drejtë vote.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy