Kryeministri Benyamin Netanyahu dhe ish-kundërshtari i tij politik Benny Gantz janë në rrugën e duhur për të formuar një qeveri të unitetit kombëtar në Izrael. Të dy - pas një mbledhjeje, e cila u regjistrua si një "përparim i rëndësishëm" - do të do të takohen sërish sonte me qëllim mbylljen e bisedimeve. Midis kushteve të marrëveshjes, do të jetë edhe dalja me radhë në krye të ekzekutivit: 18 muajt e parë i janë besuar Netanyahu-t dhe nga shtatori i vitit 2021 për Gantz. Marrëveshja parashikon gjithashtu që Gantz, i cili vazhdon të jetë në shënjestër të kritikave për zgjedhjen e tij, të lërë presidencën e Knesset, në të cilën u emërua ditët e kaluara, dhe të bëhet ose ministër i jashtëm ose i mbrojtës. Sipas mediave, Netanyahu gjithashtu ka në plan që të vendosë në marrëveshje një ligj, sipas të cilit një kryeministër i akuzuar mund të vazhdojë të jetë në detyrë.



