Vendi ka hyrë në gjendje lufte dhe çdo përmbajtje në favor të armikut dhe që dobëson vendin, qeverinë , ushtrinë konsiderohet tradhti.
Kështu bëri me dije Ministria iraniane e Inteligjencës pas përfundimit të sulmit kundër Izraelit.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken e cilësoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit krejt të papranueshëm, duke shtuar se e gjithë bota duhet ta dënojë atë .
Kryeministri britanik Keir Starmer dënoi sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke përsëritur angazhimin e vendosur të Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë e Izraelit.
Ushtria izraelite bëri me dije se Irani lëshoi rreth 180 raketa në drejtim të vendit gjatë sulmit të tij të martën në mbrëmje.



