Kriza Rusi-Ukrainë/ SHBA: Anulohet takimi Biden-Putin

Kriza Rusi-Ukrainë/ SHBA: Anulohet takimi Biden-Putin

Anulohet takimi mes dy krerëve të superfuqive botërore, Joe Biden i SHBA dhe Vladimir Putin i Rusisë.

Lajmi është bërë i ditur sot nga Shtëpia e Bardhë, e cila njofton se Presidenti Biden nuk do të mbajë një samit me homologun e tij, Putin, siç u diskutua në fundjavë.

Ky vendim i Biden duket se është marrë pas veprimeve të fundit të Vladimir Putinit, i cili njohu si të pavarura dy rajonet separatiste pro-Moskës në Ukrainën lindore, si dhe urdhëroi trupat e tij të hyjnë në këtë zonë.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë njofton këtë mëngjes se është anuluar edhe takimi mes kryediplomatëve të dy shteteve, Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, dhe ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov.

Ndërkohë, Putin thotë se Moska është ende e gatshme të kërkojë “zgjidhje diplomatike” me Perëndimin për Ukrainën, por se interesat e Rusisë dhe siguria e qytetarëve të saj ishin të panegociueshme.

Në një video fjalim për të shënuar Ditën e Mbrojtësit të Atdheut të Rusisë, ai këmbënguli se ishte gjithmonë i hapur për "dialog të ndershëm".

Ai vlerësoi gjithashtu gatishmërinë për betejë të forcave të armatosura ruse, duke thënë se ishte i sigurt se ato do të ngriheshin në mbrojtje të interesave kombëtare të vendit.

Trupat ruse mbeten afër kufijve të Ukrainës. Imazhet satelitore gjatë 24 orëve të fundit kanë treguar disa dislokime të reja të trupave dhe pajisjeve në Rusinë perëndimore dhe më shumë se 100 automjete në një fushë ajrore në Bjellorusi afër kufirit të Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy