
SHBA ka dërguar një nëndetëse me raketa në Lindjen e Mesme, ndërsa tensionet po rriten.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka deklaruar gjithashtu se edhe një aeroplanmbajtëse do të lundroj së shpejti drejt rajonit, duke shtuar se SHBA-te do të ndihmojnë në mbrojtjen e Izraelit nga çdo sulm nga Irani duke ndërmarrë çdo hap të mundshëm për të mbrojtur aleatin e saj.
Masa vjen si përgjigje ndaj frikës për një konflikt më të gjerë rajonal, pas vrasjes së fundit të liderëve të lartë të Hezbollahut dhe Hamasit.
Irani po vëzhgohet nga afër për çdo tregues se si dhe kur mund t'i përgjigjet vrasjes së liderit të lartë politik të Hamas Ismail Haniyeh në Teheran më 31 korrik.
Vetë grupi i konsideruar si terrorist nga perëndimi thotë se bisedimet e armëpushimit në Gaza duhet të bazohen në planin Biden, mbështetur nga Franca, Gjermani dhe Britania.
Ndërkohë, një tjetër sulm i mundshëm ndaj Izraelit mund të vijë nga Hezbollahu, milicia dhe lëvizja politike e mbështetur nga Irani në Liban.
Grupi është zotuar se do t'i përgjigjet vrasjes nga Izraeli të komandantit të lartë Fuad Shukr, e cila ndodhi vetëm disa orë para vrasjes së Haniyeh, në periferitë jugore të Bejrutit.
Disa linja ajrore pasagjerësh kanë anuluar fluturimet drejt aeroporteve në rajon për shkak të kërcënimit të perceptuar.
Linja ajrore gjermane Lufthansa deklaroj këtë fillim jave se do të pezullonte fluturimet për në Tel Aviv, kryeqytetin e Libanit Bejrut, kryeqytetin jordanez Aman, Erbil në Irak dhe kryeqytetin iranian, Teheran, deri më 21 gusht "bazuar në analizën e saj aktuale të sigurisë".
Swiss Air ka anuluar gjithashtu fluturimet e saj të planifikuara për të udhëtuar në Tel Aviv dhe Bejrut gjatë së njëjtës periudhë, pasuar nga I njëjti vendim i kompanisë Air France.
Takimi i radhës me qëllim arritjen e një negociate është lënë parimisht më 15 gusht.



