Financimet ruse për PD, Papa: Basha është non grata në SHBA, çka ndodhi me të është më e rëndë se me Berishën (VIDEO)

Financimet ruse për PD, Papa: Basha është non grata në SHBA, çka ndodhi me të është më e rëndë se me Berishën (VIDEO)

Gazetari Robert Papa nga SHBA, komenton raportin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës se Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë mbështetur nga kompanitë offshore ruse për të ardhur në pushtet.

Papa tha për studion e lajmeve të MCN TV, se kjo është dhënë në një radio që nuk dëgjohet në SHBA, siç është Zëri i Amerikës dhe nuk është thënë nga Këshilli i Sigurisë.

Që Basha ka bërë lobim në SHBA dhe ka përdorur 500 mijë dollarë të dyshimta, kjo nuk dyshohet. Madje ai i ka kërkuar ca shqiptarëve në Michingan që të firmosin se kanë bërë donacione me të.

Mendoj se janë para të pista të Lulzim Bashës. Është diçka personale e Bashës me paratë e pista të përfituara në Shqipëri. Në Amerkë janë më shumë se 2 mijë lobistë që blejnë akses për disa foto, që i kemi ende në Parlament, Basha, Meta.

Për mendimin tim Basha është non grata. Pse nuk vjen në SHBA? Fakti është më i madh se ajo që ndodhi më Berishën. Nëse do të ishte zyrtar raporti, Basha duhet të ishte shpallur non grata.

Përplasja e madhe SHBA-Rusi do të ketë grepin dhe për vende të vogla si ne. Basha e ka bllokuar hetimin në Shqipëri i ndihmuar nga Rama.

Lidhur me deklaratën e Sali Berishës pas shpalljes “non grata” se Basha ishte shantazhuar nga SHBA pikërisht me këtë dosje dhe pse PD nuk kërkoi më herët rihapjen e çështjes, deklaroi se Lulzim Basha nuk ka vepruar i vetëm.

Papa shtoi se Basha ka thënë i ka marrë paratë nga shqiptarët në SHBA.

Deklarata siç thotë ‘Zëri i Amerikës’ nga një zyrtar, tregon se ka një hetim për Bashën. Ndërkohë që për Ramën për foton 80 mijë dollarë, hetimi vazhdon. Basha është peng.

Eskobar tha se do e ftojmë Bashën në Washington, pse nuk erdhi?

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy