Princesha që thyen fasadën e Diana-s, Kate dhe Meghan!

Princesha që thyen fasadën e Diana-s, Kate dhe Meghan!

Princesha Eugenie u bë nënë për herë të parë dhe doli sot nga materniteti për të filluar jetën e re me bashkëshortin e saj Jack, si prindër. Ajo u fotografua e ulur në pjesën e pasme të makinës, ku qëndronte bashkë me djalin e sapolindur, ndërsa bashkëshorti ishte drejtuesi i mjetit.

Ajo buzëqeshi dhe përshëndeti fotografët ndërsa largohejnga materniteti, ku solli në jetën fëmijën tre ditë më parë.

Dhe Eugenie dëshmoi se edhe princeshat dhe dukeshat janë gra si gjithë të tjerat, duke thyer kështu imazhin e trashëguar nga Princeshë Diana, më pas te Kate Middleton apo edhe Meghan Markle. Të tre nënat e reja sapo dilnin nga materniteti pas lindjes shfaqnin një fizik mahnitës, pamje shumë të kuruar dhe asnjë shenjë nga shtatzënia.

Ndryshe shihet me Princeshë Eugenie, e cila kishte zgjedhur një veshje komode, fustan me kuadrate dhe pallto kamel, dukej barku i rrumbullakosur, disa kilogramë të shtuar nga shtatzënia, flokët jo perfektë dhe një makijazh shumë natyral.

Disi e lodhur nga fuqia që mbart sjellja në jetë e një fëmije, por mbi të gjitha, dukej e lumtur!

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy