
Filyp Kajtazi me prejardhje nga Hasi i Kosovës, i lindur në SHBA, ka ndjekur traditën e gjyshërve dhe babit për gatimet e byrekut.
Kajtazi tregon për programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, se si 50 vite më parë, prindërit e tij nga Kosova emigruan në SHBA. Dhe si ja dolën të hapin biznes edhe në New York.
Unë kam lindur dhe rritur në SHBA. Jam munduar të ruajmë traditën dhe gjuhë shqipe me mjaft traditë, jemi 7 vëllezër dhe motra.
Prindërit e mi kanë ikur nga Kosova në vitin 1974 dhe kanë jetuar për dy vite në Itali, ku ka lindur edhe motra e madhe më pas janë larguar drejt SHBA-së, ku kemi lindur ne të tjerët.
Fillimisht babai e ka pasur pak të vështirë përshtatjen derisa ka mësuar gjuhën dhe ligjet këtu. Më pas në vitin 1992 ai ka hapur byrektoren e parë këtu.
Tradita vazhdon dhe Filypi thotë se arriti të hap edhe biznesin e tij në New York.
Ai shprehet se të punuarit me zemër është sekreti i punës që ai bën.
Puna jonë e të gatuarit byrek, fli, tullumba, etj, është traditë që nga familja. Jam nga Zymi i Hasit dhe ne e kemi pasur traditë që nga gjyshi në ish-Jugosllavi këtë profesion.
Sekreti i gatimeve tona është të punuarit me zemër, atë punë që e do duhet punuar me zemër dhe dashuri, të jetë kualitative dhe të kënaqen të tjerët.



