
Anila Kalleshi dietologe klinike e ftuar në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur lidhur me kilet e tepërta që ne kemi fituar nga festat e fudvitit për shkak të teprimit me ushqimet.
Ajo tha se pastrimi i trupit nga këto ushqime kalorike dhe alkooli mund të realizohet përmes detoksit si dhe ushqimeve të lehta siç janë frutat dhe perimet e stinës.
Sipas saj dhe detoksi nuk duhet tejkaluar më shumë se tri ditë pasi vetë trupi ka nevojë për kalori dhe energji.

Është zakoni që tavolina e vitit të ri duhet të jetë e mbushur plot dhe amvisat gatuajnë atë natë sikur do hanë për tërë vitin, por problemi nuk është vetëm ajo natë. Nuk është problem se pimë dy gota verë, hamë bakllava dhe atë përsheshin, por problemi është se festat e fundvitit riciklohen ushqimet duke i përdorur ato ushqime për datën 1, 2 e me radhë.
Nëse fillojmë detox organizmi ynë ka mekanizma që bëjnë detoksin e tij, mëlçia përgatit të gjitha toksinat duke i eliminuar përmes organeve të tjera, veshkat bëjnë largimin e toksinave të tepërta, lëkura nëse djersitim do e ndihmojmë organizmin të detoksikohet, pra të gjitha këto organe bëjnë detoks të organizmit, por këto ditë i kemi mbingarkuar.
Janë një sërë organesh të mbingarkuara dhe të themi kemi krijuar një tejngopje duke i sforcuar ato për të bërë një punë të dyfishtë. Për ti ndihmuar duhet të ulim punën e tyre duke pakësuar sasinë e ushqimeve dhe konsumimin e tyre më të lehta.
Detoksi që keni ndërmend që mund të jenë lëngje perimesh, frutash mund të zgjasë deri në 3 ditë, sepse s’mund të vazhdosh gjatë. Ushqimet më të mira janë ato që duhen ngrënë në 365 ditë, ushqimet integrale, bulmetrat pa yndyrë, fruta, perime të stinës, mishi i viçit mund të jetë shumë i mirë, çajrat, spinaqi, karotat.
Uji, xhinxher, limon janë shumë të mira, por nuk rekomandohet për ata persona që vuajnë nga ulcera, gastriti, pra probleme me stomakun.



