Ukraina fitoi Eurovizionin, gazetarja ruse pro Putin: Bombardoni Torinon me një raketë Satana

Ukraina fitoi Eurovizionin, gazetarja ruse pro Putin: Bombardoni Torinon me një raketë Satana

Hidhni një raketë Satana mbi Torino! Ky reagimi i gazetares ruse Yuliya Vityazeva për fitoren e Ukrainës në Eurovizion, po përhapet me shpejtësi.

Mesazhi u publikua në profilet në rrjetet sociale nga reporterja dhe prezantuesja, fytyra e kanalit kombëtar Rusia 1, ku ajo drejton një talk-show.

Komenti u bë në Twitter, por për momentin llogaria e saj është pezulluar.

Reagimi ndaj fitores së grupit ukrainas Kalush Orchestra në Eurovizion duket se e ka tërbuar gazetaren pro Vladimir Putinit, e cila sugjeron një sulm të vërtetë drejt qytetit italian që mirëpriti konkursin muzikor dhe ku u mbajt finalja e së shtunës.

Dhe pikërisht në Torino, Yuliya Vityazeva uron ardhjen e një rakete Satana në mënyrë që të shkatërrohet Pala Olympic Arena ku u mbajt festivali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy