Për Elseid Hysajn sfida kundër Italisë do të jetë një ndeshje emocionuese dhe speciale për të gjithë.
Mbrojtësi kuqezi që luan në Serinë A me skuadrën e Napolit, tha se pavarsisht nivelit të lartë që ka përfaqësuesja italiane, Shqipëria do të shkojë në “Renzo Barbera” për të marrë një rezultat pozitiv.
“Besoj që do të jemi gati dhe do të jetë një ndeshje e bukur si për ne ashtu edhe për Italianët. Yjet e iitalisë? Ne duhet të mendojmë si të mbrohemi. Italia mund të bëjë më mirë duke sulmuar dhe më keq duke mbrojtur. Mirë apo keq ne i njohim vlerat e Italisë, cilët janë lojtarët, ku luajnë dhe jemi të vetëdijshëm çfarë na pret. Ne luajmë për të marrë rezultat pozitiv. Mungesa kemi parë edhe në ndeshjet e mëparshme. Çdo kush që do të luajë do të japë 100 për qind. Besoj që do të shkojmë për rezultat pozitiv. Nuk mund të themi që do të fitojmë, të barazojmë apo të humbasim. Të gjithë luajnë për të fituar. Suksesi shërben për vendin e dytë”, tha Hysaj.
Mungesat e shumta në mbrojtje që trajneri, Gianni De Biasi, do të ketë për sfidën me Italinë ka bërë që tekniku i kuqezinjve të projektojë në vend të Mavrajt mesfushorin Burim Kukeli.
Në konferencën për shtyp ditën e stome Kukeli tha këtë pozicion e ka bërë mjaft mirë dhe herë të tjera dhe nuk do ta kishte problem që të luante sërish.
“Kemi mungesë mbrojtësish, por në këtë pozicion e kam treguar se ndihem mirë. Gjithsesi për këtë vendos trajneri, unë do të mundohem të jap masimumin për ekipin”.
Më tej, 33-vjeçari theksoi se Shqipëria kur luan ndaj kombëtareve të mëdha gjithmonë arrin që të bëjë më të mirën, dhe shpreson që një gjë e tillë të ndodhë dhe për sfidën me Italinë.
“Kundër ekipeve të mëdha luajmë bukur sepse edhe motivii është më i madh. Mendoj se edhe ne kemi cilësi dhe në ndeshje të mëdha arrijmë të tregojme veten sepse në këto sfida edhe motivimi është më i madh”. tha Kukeli.



