Policia e Vlores ka zbardhur aksidentin e ndodhur mengjesin e sotem. Policia njoftoi se rreth orës 06:35, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në lagjen ''Pavarësia'', tek ''Akademia e Marinës'' një automjet tip '' Renault'', ka goditur shtetasen R.I., 76 vjeçe, dhe është larguar.
Policia menjëherë i është vënë në ndjekje ku në vendin e quajtur '' Lungomare, ka bërë të mundur bllokimin e mjetit dhe të drejtuesit A.L., 34 vjeç, banues në Vlorë.
E dëmtuara është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë , të cilës i është dhënë ndihma e duhur mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi Hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.



