
Të paktën 50 persona kanë humbur jetën në një sulm kamikaze të kryer në një xhami në Nigeri gjatë faljes së mëngjesit.
Sulmi ka ndodhur në xhaminë e Mubit në Nigerinë Verilindore dhe dyshohet se pas tij fshihet grupi terrorist Boko Haram.
Sipas burimeve pranë policisë lokale, masakra ndodhi në orën 05:20 me orën lokale dhe autor i sulmit është një 17-vjeçar, që kishte veshuar një jelek me material eksploziv.



