Funerali i Alexei Navalny, i cili vdiq më 16 shkurt në burg do të bëhet të premten në orën 14:00 në Moskë.
Kështu bëri me dije ekipi i tij të mërkurën në rrjetet sociale.
“Ceremonia do të zhvillohet të premten në orën 14:00 në një kishë në Maryeno, në juglindje të Moskës, ndërsa trupi i tij do të varroset Borisovsky”, tha ekipi i tij në Telegram.



