
Katër shqiptarë janë mes të arrestuar për 1.6 tonë kanabis që roja bregdetare greke kapi të shtunën pas një operacioni që zgjat 24 orë.
2 prej të arrestuarve shqiptarë janë skafistë të gomones që ishte nisur nga Himara.
Sipas mediave greke, një rol kyç në trafikun e drogës ka luajtur edhe një biznesmen grek 63 vjeç, i cili ka financuar grupin që po transportonte lëndën narkotike.
Policia greket e ka vënë në pranga biznesmenin krahas 4 shqiptarëve, një italiani dhe një bullgari.
Sipas mediave greke, ky është operacioni më i madh në historinë e rojave bregdetare të shtetit fqinj.



