
Franca është "jashtëzakonisht e shqetësuar" për gjendjen shëndetësore të Alexei Navalny.
"Situata e z. Navalny është jashtëzakonisht shqetësuese. Shpresoj se do të merren masa për të siguruar integritetin e tij të lirë, por edhe lirimin e tij”, i tha shefi i diplomacisë franceze për televizionin publik France 3.
Navalny sipas paralajmërimit të mjekëve rrezikon arrestin kardiak në “çdo minutë” pasi shëndeti i tij është përkeqësuar me shpejtësi.
Më 31 mars, kundërshtari i Vladimir Putinit hyri në grevë urie për të kërkuar trajtimin e duhur mjekësor për dhimbjen e shpinës dhe mpirjen në këmbë dhe duar.
Navalny, u burgos në shkurt dhe po vuan dy vjet e gjysmë dënim, me akuza të vjetra në qytetin Pokrov rreth 100 km (60 milje) në lindje të Moskës.
Navalny mezi mbijetoi një helmimi me agjentin nervor novichok në gusht, të cilin ai kishte fajësuar Kremlinit. Mjekët e tij thonë se greva e tij e urisë mund të ketë përkeqësuar gjendjen e tij.



