Ballkani Perëndimor ka vetëm një alternativ dhe ajo është integrimi i plotë në Bashkimin Evropian. Ndërsa ishte i pranishëm në forumin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Podgoricë, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, vuri theksin tek disa probleme që aktualisht qëndrojnë përballë këtyre vendeve
“Ka vetëm një alternativë – anëtarësimi i plotë. Procesi është shumë më i ngadalshëm nga sa kishim shpresuar, por ka një sërë rrethanash objektive. BE-ja duhet të jetë e sigurt që anëtarët e rinj të mos sjellin probleme shtesë”, u shpreh Lajçak.
Presidenti malazez Milo Gjukanoviç, iu drejtua me një mesazh Bashkimit Evropian
“Mali i Zi asnjëherë nuk ka qenë në dyshim kur bëhet fjalë për rrugën evropiane, rrugën pavarësisht ndikimit të Rusisë. Nëse dikush në BE do të luante fundin për politikën e zgjerimit, ne do të vazhdonim në këtë rrugë. Cila është alternativa, a është kjo ajo që ofrohet nga Moska?”, u shpreh Gjukanoviç.
Kjo pyetje mori përgjigje nga i dërguari i BE, Miroslav Lajçac, i cili tha se nuk duhet pritur që BE-ja të zgjidhë problemet e saj dhe të frikësohet se mos humbet Ballkani Perëndimor. Ne takim u komentua edhe nisma Ballkanit të hapur që për Gjukanoviç është formuluar në mënyrë konsistente dhe as nuk iu ofrua në mënyrë të barabartë të gjithë aktorëve.
Gjukanoviç tha gjithashtu se nuk beson tek autori i kësaj nisme, që është presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç për të cilin ata deklaruan se është duke bërë lojën e Rusisë.



