Elezi: Të hetohen shkaqet e çarjes së digës, shteti duhet të reagojë dhe shtojë kontrollet

Elezi: Të hetohen shkaqet e çarjes së digës, shteti duhet të reagojë dhe shtojë kontrollet

Vetëm pak ditë më parë u ça diga e HEC-it në Lukovë duke shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve të zonës e dëme të mëdha materiale.

Në lidhje me këtë situatë Eduart Elezi, ekspert i çështjeve të energjitikës në MCN Informacion u shpreh se shkaqet e çarjes së digës janë duke u hetuar nga organet kompetente.

Ai tha se kompania ndërtuese ka për detyrë kontrollin e digës dhe se shteti duhet të reagojë pas kësaj ndodhie duke shtuar kontrollet.

Në bazë të të dhënave ka qenë një hapje e digës që ka shkaktuar çarjen e saj duke shkaktuar dhe dëmet.

Përsa i përket çarjes së digës duhet të ketë një hetim të plotë për të zbuluar se nga ka ardhur sepse mund të jetë e qëllimshme qoftë nga personat që jetojnë atje, bizneset, apo dhe vetë pronari pasi janë në kredi në sistemet bankare prandaj për shkaqe të ndryshme duhet një hetim pse ka ardhur kjo çarje e digës.

Ky hidrocentral është i krijuar në 2011 dhe s’ka pasur ndonjë problem të tillë. Teknikisht që kjo të ndodhë duhet të çalojë montimi i digës, siguria që e ka realizuar kompania digën, gjithashtu mund të shihet dhe pesha mbajtëse e digës se sa fuqi ka pasur hidrocentrali të punojë sepse sipas të dhënave ai ka fuqi shumë të madhe por jo sasi të madhe uji.

Pastaj duhet të shohim dhe shkaqet natyrore, tërmetet e ndryshme, lëvizjeje e tokës në atë zonë, por kjo është pjesë e një hetimi të plotë qoftë të veprave apo shkaqeve teknike.

Normalisht këto HEC-e janë të ndërtuara nga kompani private dhe gjatë të gjithë kohës ata kanë atë mbikëqyrjen mbi atë.

Por është dhe drejtoria e digave që kontrollon qoftë këto diga ashtu dhe ato shtetërore. Normalisht ky është rasti i parë që çahet një digë në Shqipëri prandaj duhet të bëhet rast për të ushtruar kontrolle mbi digat.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy