Këngëtarja amerikane Janet Jackson është bërë mama në moshën 50-vjeçare. Jackson ka sjellë në jetë fëmijën e parë, Eissa. Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i saj, me anë të një prononcimi për revistën “People”.
“Janet Jackson dhe bashkëshorti i saj, Wissam Al Mana, janë shumë të lumtur për ardhjen në jetë të djalit të tyre, Eissa Al Mana”, tha ai.
Jackson dhe Al Mana, biznesmen në Katar, janë martuar në vitin 2012. Jackson, e cila është motra e vogël e mbretit të popit, Michael Jackson, ka qenë e martuar edhe dy herë të tjera më parë.



