Turi i Foltores së Berishës/ Balliu: Është i përjavshëm, jo protestë, qytetarët të vijnë të denoncojnë korrupsionin e qeverisë

Turi i Foltores së Berishës/ Balliu: Është i përjavshëm, jo protestë, qytetarët të vijnë të denoncojnë korrupsionin e qeverisë

Të hënën vijon turi i foltoreve të përjavshme që ka nisur Partia Demokratike. 

Për synimin e kësaj lëvizjeje dhe arsyet pse deri tani nuk ka gjetur mbështetjen e gjerë të popullit, flet për edicionin e lajmeve në MCN TV deputeti i PD-së, Klevis Balliu.

Ai thekson se Foltorja është një aktivitet i përjavshëm dhe jo një protestë kombëtare, ndërsa u bën thirrje qytetarëve të marrin pjesë për të denoncuar korrupsionin e qeverisë. 

Është një foltore e përjavshme ku qytetarët mund të vijnë dhe të denoncojnë. Fjalimet që bllokohen në parlamentin e Edi Ramës mund të marrin zë këtu. 

Denoncime nga fusha të ndryshme janë bërë publike pikërisht në këtë foltore. 

Ai shtoi se mbështetja për Foltoren ekziston dhe do të vazhdojë, por nuk duhet të krahasohet me një protestë kombëtare. 

Ata që thonë se ka pak njerëz e llogarisin si protestë kombëtare. 

Por kjo nuk është e tillë, është një foltore e përjavshme.

 Edhe për protestën ndaj bashkisë thoshin se kishte pak njerëz, por e pamë se si përfundoi: me një fitore të thellë dhe me kryetarin e bashkisë në burg.

Balliu deklaroi se i njëjti fat, sipas tij, i pret edhe kryeministrit Rama. 

‘Shoku Edvin’ ka përgjegjësinë themelore si arkitekti kryesor i çdo afere publike dhe korruptive. 

Më e rëndësishmja është përfshirja në krimin e organizuar, e cila tashmë është bërë publike jo vetëm për qytetarët shqiptarë, por për gjithë botën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy