
Presidenti Donald Trump ka bllokuar publikimin e një dokumenti të demokratëve, sipas të cilëve dëshmon për ndërhyrjen e rusisë në zgjedhjet presidenciale të 2016. Shtëpia e Bardhë tha se dokumenti ka informacione sekrete, ndërkohë që demokratët e cilësojnë veprimin e presidentit, një përpjekje të rrëzikshme për të fshehur të vërtetën.



