Panairi i librit “Tirana 2019” / Besnik Mustafaj vlerësohet si “autori më i mirë i vitit”

Panairi i librit “Tirana 2019” / Besnik Mustafaj vlerësohet si “autori më i mirë i vitit”

Në ambientet e Pallatit të Kongreseve u bë ceremonia e ndarjes së çmimeve në Panairin e Librit 2019.

Çmimi parë “Autori më i mirë i vitit” ka shkuar për shkrimtarin Besnik Mustafaj me librin “Dëmtuar rrugës”.

Për përshkrimin plot realizëm dhe ironi të hollë të një periudhe dramatike, ende të pranishme dhe të gjallë në mendjet e njerëzve; ravijëzimin plot ritëm poetik, estetik dhe të besueshëm të personazheve dhe rrëfimin transparent të zvetënimit të individit në një shoqëri totalitare.

Lidhur me këtë vlersim, autori Mustafaj u shpreh se: "Jam shumë i nderuar, unë dua të falenderoj ideatorët dhe organizatorët. E konsideroj këtë çmim si një vertëtim të vendimit tim për të lënë politikën e për të iu përkushtuar letërsisë".

Çmimi përkthim më i mirë jepet nga anëtari i jurisë Parid Teferici dhe me këtë çmim u vlerësua Korab Hoxha përkthyesi më i mirë. Me përkthimin e librit me poezi dhe proza të shkurtra të autores Marina Svetajeva.

Cmimi Letërsia e Memories jepet nga anëtari jurisë Agim Baci dhe i është dhënë autorit autorit Lek Tasi.

Çmimi i posaçëm që jepet nga Ambasada Franceze për përkthimin më të mirë frëng i është dhënë Saverina Pasho me librin e Millan Kunderës “Lehtësia e Padurueshme e Qenie”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy