Kokainë apo banane në kontejnerin e vjedhur, 4 orë jashtë portit. Reagon “Zico sh.a”: Nuk autorizuam asnjë person, u kontrollua në Itali

Kokainë apo banane në kontejnerin e vjedhur, 4 orë jashtë portit. Reagon “Zico sh.a”: Nuk autorizuam asnjë person, u kontrollua në Itali

Pas hetimeve qe ka nisur policia e Durrësit, arresteve të bëra dhe vendimit të gjykatës kompania e cila sillte banane me kontejner e vjedhur “Zico sh.a” e cila njihet edhe me markën e bananeve BanaKing ka reaguar duke sqaruar për hetuesit se ata s’kanë autorizuar asnjë person të kryer veprime në emër të tyre.

Teksa itinerari i kamionit i cili futet e del në portë jashtë çdo rregulli sigurie ngriti alarmin e kuq, kontrollet fizike dhe deklarimet e përfaqësuesve të kompanisë “Zico” zbuluan krimin që sot hetohet për kontrabandë.

Dikush ishte kujdesur në detaj të merrte ndoshta drogën apo mallin e paligjshëm dhe të rikthente sërish në portë me dy arka bananesh mangët dhe plumbçe sigurie të falsifikuara kontejnerin.

Nga shpejtësia apo pakujdesia, edhe në këtë krim të dyshuar autorët kanë lënë sërish gjurmë. Dikush aty ka harruar një palë syze të cilat janë sekuestruar si provë materiale.

Nga ana e përfaqësuesit të Kompanisë “Zico sh.a” është paraqitur një fotokopje e procesverbalit sipas të cilit kontejneri me numër “SEGU944869”, ishte kontrolluar në Portin e Gioia Tauro në Itali më datë 29.11.2023.

Pas këtij deklarimi dhe dokumenti fotokopje hetuesit kanë vendosur të kryejnë kontroll fizik me praninë e palëve.

Nga ana e organit procedues është kryer hapja dhe këqyrja e kontejnerit me numër SEGU944869, në mjediset e sheshit të monitorimit të Terminalit të Trageteve në Portin Detar Durrës.

Nga këqyrja ka rezultuar se kontejneri ishte në gjendje të mbyllur dhe kishte të vendosura dy plumbçe sigurie me numrat: FSB- 360767; MCT0145454.

Pasi janë prerë plumbçet është bërë zbritja e kutive me banane nga kontejneri. Në dyshemenë e tij është gjetur dhe një plumbçe tjetër sigurie që mban numrat”AN51631”.

Pasi është hequr paleta e parë me kuti bananesh, në dyshemenë e kontejnerit janë gjetur një palë syze optike me skelet ngjyrë kafe, me mbishkrimin “Swing, magneto Col:216”.  

Nga këqyrja ka rezultuar se një pjesë e paletave me banane shiritat mbajtës të kutive në pjesën e sipërme i kishin të lëvizura nga vendi i tyre. Në kontejner është konstatuar që në paleta mungonin dy kuti me banane”.

Sipas dosjes thuhet se fizikisht ishin të ngarkuara 1096 kuti, ndërkohë që në deklaratën doganore është shënuar numri 1098 kuti.

Nëse dy kutitë që mungojnë ishin me kokainë apo me një tjetër mall të paligjshëm apo ka një pasaktësi në shkrimin e deklaratës doganore, ndoshta kjo s’do të zbulohet kurrë. Por ky rast tregoi edhe njëherë se Porti i Durrësit nuk është një “mollë e ndaluar” për ata që shkelin ligjin.

Me të konstatuar mungesën e dy arkave, dyshimet e hetuesve janë shtuar dhe çdo arkë nga 1096 të mbeturat në kontejnerin e “rrëmbyer” dhe rikthyer në port ata e kanë verifikuar një për një.

Janë hapur dhe kontrolluar të gjitha kutitë më banane. Gjithashtu janë hapur ka pakët e brendshëm dhe të jashtëm të pjesës frigoriferike të kontejnerit.

Nga kontrolli i ushtruar nuk është gjetur ndonjë send i kundërligjshëm. Tre plumbçet e sigurisë dhe syzet optike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Është përpiluar vendimi për kryerjen e ekspertimit daktiloskopik vlerësues dhe biologjik për syzet e gjetura, me qëllim për të përcaktuar nëse konstatohen gjurmë papilare apo mostra gjenetike të vlefshme për krahasim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy